Zgjedhjet 2025|Tirana nis takimet në nivel dege.Këlliçi:Duam të rindërtojmë shpresën.

Si në çdo qark tjetër, edhe në Tiranë, drejtuesi politik z.Këlliçi sëbashku me kreun e KK njëkohësisht kandidat për qarkun Tiranë z.Paloka, nisën takimet në nivel dege.

Ishte Dega 11, Grupseksioni 3, zona e Kodër Kamëz, starti i fushatës në Tiranë. Një zonë e lënë harresë prej 12 vitesh, e përballur me indiferencën e pushtetit dhe mungesën e shërbimeve bazike. E shtyrë totalisht drejt mungesës së shanseve dhe emigrimit” shprehet Këlliçi. Gjithsesi, optimizmi në rradhët e demokratëve nuk mungon, “Ndihma me anë të paketës së emergjencës për të gjithë qytetarët e prekur nga keqqeverisja, me anë të Amnistisë për gjobat e padrejta të familjeve në nevojë, nënave kryefamiljare dhe qytetarëve me ndihmë ekonomike apo në papunësi” shprehet Këlliçi.

Statusi i plotë:

Filluam me vullnet dhe fokus të veçantë takimet nga Lapraka, Njësia nr.11, Grupseksioni nr. 3 në Kodër Kamëz.

Banorët na konfirmuan një realitet të hidhur të periferisë, kaq afër qendrës. Një zonë e lënë harresë prej 12 vitesh, e përballur me indiferencën e pushtetit dhe mungesën e shërbimeve bazike. E shtyrë totalisht drejt mungesës së shanseve dhe emigrimit.

PD ka angazhimin e palëkundur për të mos lënë asnjë qytetar të ndihet i diskriminuar në politika dhe vëmendje shtetërore. Historia qeverisëse e kësaj partie vërteton se me PD nuk ka qytetarë të dorës së dytë dhe se zhvillimi duhet të arrijë tek të gjithë, jo vetëm në fasadën e një pseudoelite të pasuruar në paligjshmëri.

Për këtë arsye në fokus të zotimeve tona dhe te programit qeverisës ne kemi vendosur përmbylljen e dramës së pafundme të legalizimeve. Ndihmën me anë të paketës së emergjencës për të gjithë qytetarët e prekur nga keqqeverisja, me anë të Amnistisë për gjobat e padrejta të familjeve në nevojë, nënave kryefamiljare dhe qytetarëve me ndihmë ekonomike apo në papunësi.

Ne duam të rindërtojmë shpresën duke ndihmuar familjet e reja me ndërtesa sociale, ekonominë me platformën Shqipëria Prodhon dhe të rinjtë me shanse të reja punësimi.

Një Shqipëri më e mirë për të gjithë është e mundur 🇦🇱

Shpërndaje