Zgjedhjet 2025|Mirdita ngre shtabin elektoral.Hoti: Fitorja e PD në qarkun Lezhë e padiskutuar.

Pas zyrtarizimit të listës së kandidatëve të Partisë Demokratike për çdo qark, Dega e PD Mirditë është mbledhur dhe ka ngritur shtabin elektoral në funskion të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtuesi politik i qarkut Lezhë z.Gjekmarkaj sëbashku me kandidaten dhe deputeten aktuale zj.Elda Hoti. Në fjalën e saj kjo e fundit u shpreh se “Fitorja e Partisë Demokratike në qarkun Lezhë është e padiskutuar” dhe se “Mirditorët janë të vendosur të refuzojnë nënshtrimin ndaj një qeverie që po i vjedh dhe varfëron çdo ditë.”

Postimi i plotë:

Mirditorët të vendosur, duke refuzuar të pranojnë nënshtrimin ndaj një qeverie që po i vjedh dhe varfëron çdo ditë. 

Sot konstituam shtabin elektoral në Mirditë dhe prezantuam kandidatin z. Aleksander Lala. Një figurë e njohur dhe një kontribues i vyer për komunitetin, duke i dhënë vlerë të shtuar listës dhe përfaqësimit të Mirditës. 

Fitorja e Partisë Demokratike në qarkun Lezhë është e padiskutuar, bazuar në programin e PD dhe kandidatët plot vlera që ka Partia Demokratike.

Shpërndaje