Edhe në PD Dega 7 Tiranë janë prezantuar kandidatët për deputet të cilët janë z.Grigels Muçollari dhe zj.Xhulia Xheka.
Njoftimi është shpërndarë nga kreu i Degës z.Avni Tobli. Siç shihet edhe nga fotot, Njësinë Administrative Nr.7 do ta mbulojë edhe një kandidat nga lista e mbyllur që është kreu i Këshillit Kombëtar z.Edi Paloka.
PD Dega 7 Tiranë është një nga degët me performancën më të lartë sa i përket organizimit dhe pjesmarrjes në protesta apo gara të brëndshme e ato elektorale. Merita është jo vetëm e lidershipit të degës por edhe e strukturave bashkë me anëtarët e saj. Mbetet për tu parë se sa do jenë në gjendje kandidatët që t’i nxjerrin maksimumin këtij ekipi.