Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e kësaj të hëne ka miratuar listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit për koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, si dhe për dy partitë “Lëvizja Atdheu” të Kreshnik Osmanit dhe “Aleanca Kombëtare Shqiptare” të Elena Kocaqit.
Gjithashtu, është hedhur edhe shorti për renditjen në fletën e votimit të 11 subjekteve politike (koalicione dhe parti) që janë regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit.
Numri 1 në listë do të renditet koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” e drejtuar nga Sali Berisha, teksa Partia Socialiste do të renditet e pesta.
Ndërkohë, “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit do të mbajë numrin 2, euro-atlantikët e Bashës numrin 4, “Nisma Shqipëria Behet” e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit numrin 6, ndërsa PSD e Tom Doshit nuimrin 11 dhe Partia Mundësia e Agron Shehajt numrin 10.
Renditja e partive në fletën e votimit është si vijon:
1. Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2. Lëvizja Bashkë
3. Lëvizja Atdheu
4. Partia – Koalicioni Euroatlantik
5. Partia Socialiste
6. Nisma Shqipëria Behet
7. Aleanca Kombëtare Shqiptare
8. Aleanca Demokracia e Re
9. Djathtas për Zhvillim
10. Partia Mundësia
11. Partia Social Demokrate