Drejtuesi politik për qarkun Tiranë, z.Belind Këlliçi, ishte sot në mbledhjen e kryesisë së Degës 9 Tiranë. Ai ndau lajmin se do të drejtojë fushatën në këtë njësi si dhe prezantoi edhe dy kandidatet tjera, deputeten zj.Dhurata Çupin dhe anëtarën e krysisë së PDSH zj.Edith Harxhi.
Ndërkohë, e deleguar në këtë zonë për Partinë Socialiste është Ogerta Manastirliu. Fakt i cili nuk ka kaloi pa u komentuar. “Përballë modelit tonë të qytetarisë, përgatitjes dhe transparencës me zgjedhësit, fatkeqësisht në këtë zonë kemi Ogerta Manastirliun.” u shpreh z.Këlliçi. Më tej ai shtoi se “Partia Demokratike zotohet t’u japë një qeverisje të denjë shqiptarëve. Dhe zotimi ynë ka zërin dhe imazhin e kandidateve dhe kandidatëve tanë të respektuar në komunitet dhe mbarë vendin.”
Postimi i plotë:
I privilegjuar që do të jem në drejtimin e fushatës elektorale në Njësinë nr.9 në Tiranë, sot pata nderin të prezantoj edhe kandidatet për deputete të Partisë Demokratikë në këtë njësi.
Deputetja Dhurata Çupi dhe Anëtarja e Kryesisë Edith Harxhi, dy zonja të nderuara që meritojnë përfaqësimin e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve në Kuvend.
Përballë modelit tonë të qytetarisë, përgatitjes dhe transparencës me zgjedhësit, fatkeqësisht në këtë zonë kemi Ogerta Manastirliun.
Fatkeqësisht për socialistët dhe shqiptarët përballë nesh është shkaktarja e skandaleve të njëpasnjëshme në shëndetësi, e cila sot ndodhet në lëngim të plotë dhe në çdo sondazh është ndër arsyet kryesore të braktisjes së Shqipërisë nga shqiptarët.
Pas bëmave dhe gjëmave në shëndetësi, Manastirliu u katapultua në sistemin e arsimit, për ta rrënuar me të njëjtën verbëri.
Partia Demokratike zotohet t’u japë një qeverisje të denjë shqiptarëve. Dhe zotimi ynë ka zërin dhe imazhin e kandidateve dhe kandidatëve tanë të respektuar në komunitet dhe mbarë vendin.