Zgjedhjet 2025|Këlliçi: Harresa e qëllumshme e Dajtit dhe Tufinës merr fund me 11 Maj!

Drejtuesi politik për qarkun Tiranë z.Belind Këlliçi ka vazhduar me prezantimin e kandidatëve të ndarë në zona si dhe marrjen e masave organizative për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë takimit në Degën 14 Tiranë ai konstatoi se “Tufina dhe e gjithë Njësia Administrative Dajt, gjenden në kushte të padenja dhe përballen me mungesa serioze të energjisë elektrike, mungesa të furnizimit me ujë të pijshëm i cili vjen me orar dhe më pak se 6 orë në ditë.” Këlliç shtoi se “Partia Demokratike infrastrukturën e ka prioritet të padiskutueshëm dhe çdo qindarkë të buxhetit të shtetit do e rikthejë tek qytetari. Për të garantuar një jetesë dinjitoze dhe kushtet normale të funksionimit të një metropoli”

Statusi i plotë:

Sot sëbashku me Kryetarin e FRPD, njëherazi Drejtues Politik i fushatës elektorale për Degën nr.14 Tiranë, Besart Xhaferri, pata kënaqësinë dhe nderin të prezantoj dy kandidatët për deputetë në këtë degë të PD.

Përkrah drejtuesit të fushatës në këtë zonë dhe dy kandidatëve të nderuar z. Besim Kuka dhe z. Kreshnik Çollaku, biseduam nga afër me strukturat tona duke u njohur me problematikat e zonës dhe duke prezantuar programin e Partisë Demokratike.

Në të vërtetë, problemet janë serioze dhe indiferenca në investime e prekshme. Tufina dhe e gjithë Njësia Administrative Dajt, sot gjendet në kushte të padenja dhe përballet me mungesa serioze të energjisë elektrike, mungesa të furnizimit me ujë të pijshëm i cili vjen me orar dhe më pak se 6 orë në ditë. Mungesa të rënda të investimeve në infrastrukturë, duke nisur që nga problemi i kanalizimeve, etj.

Garantojmë qytetarët se kjo harresë e qëllimshme pas 11 Majit merr fund.

Partia Demokratike infrastrukturën e ka prioritet të padiskutueshëm dhe çdo qindarkë të buxhetit të shtetit do e rikthejë tek qytetari. Për të garantuar një jetesë dinjitoze dhe kushtet normale të funksionimit të një metropoli, i cili nuk mund të trajtohet më si një grumbull zonash të getoizuara dhe të harruara por si një organizëm i gjallë multipolar zhvillimi.

Të gjithë bashkë, për një Tiranë të jetueshme dhe njerëzore.

Shpërndaje