PD Dega Vlorë dhe Dega Selenicë kanë organizuar takimin e prezantimit të kandidatëve vlonajt të këtij qarku. Pjesmarrja masive dhe entuziasmi duket qartë në fotot e publikuara nga drejtuesi politik i qarkut Vlorë z.Bujar Leskaj.
Z.Leskaj nuk ka lënë pa përshëndetur strukturat vendore për organizimin e këtij takimi madhështor.
Statusi i plotë:
Sot, 19 mars 2025, në një takim të shkëlqyer të organizuar nga Partia Demokratike, Dega Vlorë, prezantuam kandidatët për deputetë të PD-ASHM për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Një falënderim i veçantë për drejtuesit e Degës së PD Vlorë: kryetarin, z. Hysni Sharra; sekretaren politike, znj. Nadire Meçorapaj; Kryetarin e Degës së PD Selenicë z.Leonard Rakipaj; sekretarin për marrëdhëniet me publikun, z. Rezenbrik Serjani; si dhe të gjithë anëtarët e kryesisë së PD Vlorë dhe PD Selenicë për kontributin e tyre të vyer.
Pjesëmarrje vërtet e jashtëzakonshme, faleminderit demokratëve!