Zgjedhjet 2025|Dega Devoll mbledh Kryesinë.Kaso: Së bashku jemi të pandalshëm! Është radha jonë!

Drejtuesi i qarkut Korçë z.Ivi Kaso mori pjesë në mbeldhjen e Kryesisë së PD Dega Devoll. Në këtë takim u prezantuan një pjesë e kandidatëve si dhe u ndanë detyrat e përgjegjësitë në kuadër të organizimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Z.Kaso u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tij duke qenë sëbashku bëhemi të pandalshëm dhe se Devolli do t’i prijë ndryshimit të madh.

Postimi i plotë:

Sot në Devoll prezantuam disa nga kandidatët për deputet të listës së Koalicionit Parta Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për qarkun e Korçës.

Së bashku me Bledjonin, Mondin, Ledinën, Gentin, Joridën, dhe Fidelin ndamë jo vetëm vizionin se përse dhe si Shqipëria duhet të ndryshojë në 11 Maj, por edhe detyra e përgjegjësi konkrete që ne së bashku me demokratët e Devollit dhe të gjithë qarkut ti prijmë atij ndryshimi që presin gjithë shqiptarët. Së bashku jemi të pandalshëm! Është radha jonë!✌️✌️

Shpërndaje