Edhe PD Dega 2 Tiranë ka mbledhur kryesinë ku ka prezantuar kandidatet për zgjedhje vendore zj.Mimoza Hajdarmataj dhe zj.Jorida Tabaku. Takimi kishte për objekt organizimin e strukturave vendore në kuadër të nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Pritshmëria e lartë për ndryshim tregon se njerëzit kanë besim tek PD” shprehet zj.Hajdarmataj. “Asnjë sekond për të humbur…”. Zj.Hajdarmataj e mbyll reagimin e saj me optikën se si e sheh fushatën zgjedhore ku shprehet se “Fushata nuk mund të jetë vetëm një garë elektorale, por një betejë për të rikthyer besimin tek PD si forca e vetme që mund të sjellë ndryshimin.”
Postimi i plotë:
Sot me Kryesinë e PD Dega 2…
Asnjë sekondë për të humbur….
Aktivizimi i strukturave të degëve është një hap i rëndësishëm për fushatën e PD-së, veçanërisht në këtë moment kritik ku mobilizimi dhe organizimi janë kyç për të garantuar suksesin elektoral.
Demokratët kanë kaluar sfida të mëdha, si nga keqqeverisja e socialistëve, ashtu edhe nga problemet e brendshme që kanë lënë pas pasoja, por tashmë është momenti për t’u bashkuar dhe për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin.
Pritshmëria e lartë për ndryshim tregon se njerëzit kanë besim tek PD.
Rëndësi ka që kjo energji dhe pritshmëri të kanalizohen në një organizim të fuqishëm dhe një fushatë që prek çdo lagje e çdo qytetar.
Fushata nuk mund të jetë vetëm një garë elektorale, por një betejë për të rikthyer besimin tek PD si forca e vetme që mund të sjellë ndryshimin.
#PD
#fitore✌️
#ndryshim🇦🇱