Trump mesazh BE-së: Po shpenzoni më shumë duke blerë naftë e gaz rus se sa armatim për Ukrainën.

Presidenti amerikan Trump u ka çuar një mesazh vendeve të BE-së teksa shkruan se kanë blerë më shumë naftë e gaz rus sesa kanë shpenzuar për mbrojtjen e Ukrainës.

“Evropa ka shpenzuar më shumë para për të blerë naftë dhe gaz rus sesa ka shpenzuar për mbrojtjen e Ukrainës, dhe kjo në shifra të thella!” – shkruan ai në Truth Social.

Reagimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë vjen pas përplasjes së ashpër me presidentin ukrainas Zelensky në Zyrën Ovale dhe samitit të menjëhershëm të vendeve të BE-së në mbështetje të Ukrainës.

Shpërndaje