Takimi mbi burimet financiare të partive politike|Vokshi:PD ka vullnet për të garantuar transparencë.

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar disa çështje të rëndësishme, si: Si mund të garantojmë që partitë politike të jenë më transparente dhe llogaridhënëse? A duhet të forcohet rregullimi ligjor, apo vetërregullimi është zgjidhja më e mirë?

Në këte takim morën pjesë kreu i KQZ, përfaqësues të partive politike si dhe organizata të shoqërisë civile që kanë objekt të veprimtarisë së tyre edhe monitorimin e zgjedhjeve dhe veprimtarinë e subjekteve partiake. Nga Partia Demokratike ishin të pranishëm kreu i LDG zj.Albana Vokshi si dhe N/Kryetari i PDSH z.Oerd Bylykbashi. Në fjalën e saj zj.Vokshi theksoi se “PD ka vullnetin politik për të garantuar transparencë në financat publike dhe për të intensifikuar luftën kundër burimeve të paligjshme, të cilat Partia Socialiste i përdor për të mbajtur pushtetin. Pandëshkueshmëria e krimeve zgjedhore duhet të marrë fund!”

Postimi i plotë:

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar disa çështje të rëndësishme, si: Si mund të garantojmë që partitë politike të jenë më transparente dhe llogaridhënëse? A duhet të forcohet rregullimi ligjor, apo vetërregullimi është zgjidhja më e mirë?

Financimi i partive politike mbetet një çështje e ndjeshme, ku mungesa e transparencës dhe ndikimi i burimeve të paqarta financiare dëmtojnë integritetin e procesit demokratik.

Megjithatë, as ligjet më të mira dhe as vetërregullimi nuk mund ta zgjidhin problemin madhor të përdorimit të parave të pista nga droga dhe krimi i organizuar, apo të keqpërdorimit të fondeve publike gjatë zgjedhjeve për të ndikuar votuesit.

Krimet zgjedhore vijojnë të mbeten të pandëshkuara.

PD ka vullnetin politik për të garantuar transparencë në financat publike dhe për të intensifikuar luftën kundër burimeve të paligjshme, të cilat Partia Socialiste i përdor për të mbajtur pushtetin.

Pandëshkueshmëria e krimeve zgjedhore duhet të marrë fund!

Shpërndaje