Takimi i Milanos|Berisha: Viti 2025, viti i diasporës!

Në takimin e zhvilluar këtë të diel me emigrantët shqiptarë në Milano, kryedemokrati Sali Berisha u bëri thirrje për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit.

Berisha tha se sot shqiptarët duhet të përmbysin diktaturën e Edi Ramës, siç përmbysën diktaturën e Enver Hoxhës.

“Viti 2025, është viti i diasporës, viti i mrekullisë shqiptare, viti i mrekullisë kombëtare”, tha Berisha.

Fjala e liderit të PD:

Miqtë e mi, edhe njëherë ju bëj thirrje të bëni çdo përpjekje këto ditë që kanë mbetur për t’u regjistruar. Edi Rama ka tmerr nga vota juaj, nuk pranon të zgjasë afatin.

Ndaj edhe, të gjithë çdo përpjekje që të regjistroheni sa më shumë. Kombet janë si individi. Edhe njeriu gjatë jetës ka vitet më të lumtura, ka vite të zakonshme, ka vite të trishtuara.

 

Ne, shqiptarët vitet i kemi patur jo dhe aq të favorshme për ne. Shpesh të shkon mendja se, Shqipëria për shqiptarët, historia ka qenë një njerkë e keqe për shqiptarët. Shqiptarët kanë patur gjithnjë Zotin me vete. Zotin me vete e kishte Skënderbeu kur u përball me superfuqinë më të madhe  të kohës dhe fitoi.

Zotin me vete e kishte Ismail Qemali kur u përball me kurthe dhe stërkurthe dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Zotin me vete e kanë sot shqiptarët të përmbysin diktaturën e Edi Ramës, siç përmbysën diktaturën e Enver Hoxhës. Viti 2025, është viti i diasporës, viti i mrekullisë shqiptare, viti i mrekullisë kombëtare. Misioni juaj është misioni i shpëtimit të Shqipërisë, misioni i shpëtimit të demokracisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

 

Shpërndaje