Demokratët zgjodhën përmes procesit të primareve në 12 qarqe, kandidatët që do të garojnë për deputetë në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit. Përmes parimit ‘një anëtar, një votë’ demokratët votuan mes 288 garuesve në të gjithë vendin.
PD ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025. Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike sipas të cilës në total në të gjithë qarqet e vendit kanë votuar mbi 50 mijë anëtarë.
Numri më i madh i votuesve u regjistrua në:
1. Tiranë me 13,052
2. Durrësi (4,920)
3. Korça (4,826)
Berat
1. Zija Ismaili 1091
2. Ledion Marra 306
3. Erion Dasho 238
Durrës
1. Igli Cara 622
2. Manjola Luku 424
3. Aulon Kalaja 296
4. Dritan Burgija 263
Dibër
1. Ilir Krosi 578
2. Denisa Vata 369
3. Basir Çollaku 203
Elbasan
1. Dashnor Sula 538
2. Blendi Himçi 510
3. Ilirjan Alliu 510
4. I shtati renditet deputeti Lefter Gështenja.
Fier
1. Eduard Sharka 795
2. Luan Baçi 677
3. Elisabeta Rredhi 492
4. Saimir Koreshi 477
Gjirokastër
1. Alma Buci Kore
2. Mareklent Dervishi
3. Arben Ristani.
Korçë
1. Bledion Nallbati 1219
2. Edmond Spaho 691
3. Ledina Alolli me 394
4. Andrea Mano 380
Vlorë
1. Ina Zhupa 765
2. Atird Hoxha me 484
Kukës
1. Hasjan Shkëlzen Ibra.
Lezhë
1. Gjin Gjoni 674
2. Aleksandër Lala 438
3. Elda Hoti 394
Shkodër
1. Bardh Spahia 380
2. Ndoc Ashta 228
3. Arben Lushaj 219
4. Kol Livadhit, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.
Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, më i votuari është deputeti Ramadan Likaj
Në Vau i Dejës Gentian Ndoj.
Në Pukë dhe Fushë Arrëz Ludovik Hasani dhe Alfred Thekna.
Në Qarkun e Tiranës vijon numërimi. Ndër më të votuarit është edhe Jorida Tabaku dhe rezulton të jetë e para ndër zonjat duke kryesuar me 650 vota. Kandidatët me më shumë vota në Qarkun e Tiranës janë Ilir Alimehmeti dhe më pas renditen disa figura të reja në parti si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza.