Partneriteti PD – Forza Italia|Berisha: Narkoregjimi i Ramës është sfidë për të dyja vendet.

Kreu i Partisë Demokratike z.Sali Berisha, ka pritur në selinë e PD deputeten e Forza Italia zj.Rosaria Tassinari. Ai ka theksuar bashkëpunimin mes këtyre dy forcave dhe ka falenderuar Forza Italia për mbështetjen e pa kursyer që ka dhënë sidomos kohët e fundit.

Deputetja italiane u njoh edhe me zhvillimet në Shqipëri ku përndjekja nga pushteti i liderëve të opozitës nëpërmjet reformës në drejtësi të sponsorizuar nga Xhorxh Soros ishte shqetësimi që u nda nga palët. Kreu i PD u shpreh se narkoregjimi i Edi Ramës është tashmë një problem për të dyja vendet.

Statusi i plotë:

🏛️ Kënaqësi të prisja në takim Deputeten e Forza Italia, Rosaria Tassinari, shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët mes Forza Italia dhe Partisë Demokratike në Itali. 🇮🇹

🤝 Bashkëpunimi mes dy forcave tona politike përbën një traditë të konsoliduar tanimë dhe është me mirënjohje që e falenderova Znj. Tassinari për mbështetjen që Forza Italia i ka ofruar PD-së, sidomos gjatë viteve të fundit. 🙏

Përballë sfidave të narko-shtetit të parë në Europë, i cili përdor politikisht sistemin gjyqësor ⚖️ për të goditur opozitën e vendit dhe liderat e saj, PD ka bërë gjithçka për t’i mbetur besnike vlerave themeluese dhe karakterit të saj 🇪🇺 europian.

I rikujtova deputetes Tassinari se kjo situatë shpaloset në kufijtë e të pabesueshmes, dhe rastet e shumta të përfaqësuesëve socialistë të lidhur me krimin e organizuar në Itali 🕵️‍♂️ dëshmojnë se narko-regjimi i Edi Ramës është një sfidë madhore për të dy vendet. 

🚨 Niveli i paprekshmërisë së pushtetarëve, krahasuar me dhunën e shtypjes së opozitës, gjen shëmbullin më të jashtëzakonshëm tek burgosja dhe dënimi politik i deputetit Salianji, dhe mbrojtja që Rama i bëri vëllait trafikant të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. 🚫💼

E falenderova deputeten për tre rezolutat e IDU, CDI dhe Partive Popullore Evropiane 🌐 ku bën pjesë dhe Forza Italia, pasi ato janë çertifikimi i këtij regjimi narko-diktatorial në nivel ndërkombëtar. Një regjim që është mbështetur nga ndërhyrjet unike të Fondacionit Soros, i cili ka patur në Shqipëri aksesin dhe influencën më të gjërë krahasuar me çdo vend tjetër. 🏛️

Për sa më lart, ndamë pikëpamjen se ndryshimi i orientimit politik në Shtetet e Bashkuara është një moment historik 🗽 për t’i ofruar arenës ndërkombëtare një qasje krejt të re. Në këtë kontekst, garantimi i një paqeje efektive dhe afat-gjatë në Europë, përfshi në konfliktin në Ukrainë, duhet të shihet si një prioritet absolut. 

Partia Demokratike e Shqipërisë zotohet në respektimin e këtyre angazhimeve duke e kthyer Shqipërinë e madhërishme në një realitet të prekshem për çdo bashkëkombas. 🇦🇱 

Rikthimi i dinjitetit të ushtrisë dhe policisë përballë narko-pushtetarëve, garantimi i barazisë përballë ligjit ⚖️, dhe mbrojtja e vlerave dhe buxhetit të familjes shqiptare, PD do të bëjë gjithçka që Shqipëria t’i kthehet shqiptarëve më e begatë, më e fortë dhe më pasur se kurrë. 💪

#ForzaItalia #PartiaDemokratike #Bashkepunimi #VleratEvropiane #NarkoShteti #SiguriaNderkombetare #Shqipëria #Paqe #IntegrimiEvropian 🌍✌️

 #integrimievropian

Shpërndaje