Mbyllja e Tik-Tok|Xhaferri: Ta heqim Edi Ramën dhe ta bëjmë non grata të çdo platforme.

Kryetari i FRPD Besart Xhaferri tha gjatë protestës se po protestime kundër censurës. “Me 12 maj do mbyllim serialin me pullë të kuqe sy m’sy”. “Duhet të heqim lugatin nga televizioni që i del çdo fëmije shqiptar”m tha kreu i FRPD.

Besart Xhaferri: Edi Rama veten e tij e ndjen në 2030, e ndejn veten kryeministër të 2030. Ta mbyllte në 12 maj, por nuk e mbyll me 12 maj. Sepse qeveria e tij është mbyllur që tani dhe do ti japi oksigjen propagandës së Endri Fugës, mendimit të tij gëbelsian dhe gjithçka që ai do të kontrollojë. Kontrollon mediat, e dimë që të gjithë. Kemi analistë të pavarur në listën e tij të mbyllur. Ja këto janë mediat shqiptare. Kontrollon biznesmenët e dimë të gjithë. I ke prapë në listat e tij të mbyllura. Kontrollon rininë e pavarur. Aty i ke edhe ata. Kontrollon edhe krimin. Brenda listës së tij i ke po ashtu. Po një kërkesë kam unë patjetër për Partinë Demokratike. Me 12 maj do mbyllim serialin me pullë të kuqe sy m’sy. Duhet të heqim lugatin nga televizioni që i del çdo fëmije shqiptar. Ta heqim Edi Ramën dhe ta bëjmë non grata të çdo platforme sepse vetëm ai do ti kontrollojë ato. Dhe thirrja ime është, nga sot e tutje asnjë sekondë pushim. Ne do jemi fitimtarë, ata janë humbësit e vërtetë. Ata do jenë humbësit e 12 majit.

Shpërndaje