Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Kukës, deputeti aktual z.Isuf Çelaj, ka reguar përmes një statusi në profilin e tij në facebook ku i bën thirrje demokratëve por dhe çdo votuesi të Tropojës, Hasit dhe Kukësit që të bashkojnë energjitë kundër të keqes më të madhe që ka kapluar Shqipërinë këto 12 vite, regjimit të narkoshtetit të instaluar nga banda e Rilindjes.
Z.Çelaj bën thirrje për shfaqjen e madhështisë të karakterit dhe fisnikërisë që i karakterizon të djathtët, në superimin e hatërmbetjeve të vogla për të punuar vetëm për një qëllim; nxjerrjen e Shqipërisë nga qorrsokaku ku e çoi në këto vite rregjimi i Edi Ramës.
Statusi i plotë:
#Të nderuar miq, opozitarë, demokrate dhe demokratë të Tropojës, Hasit dhe Kukësit!
Dje u përmbyll procesi i finalizimit dhe dërgimit të listave pranë KQZ-së, për kandidatët për deputet.
#Tani është radha të bashkojmë të gjithë energjitë kundër të keqes më të madhe që ka kapluar Shqipërinë këto 12 vite, që është banda e rilindjes dhe regjimit të narkoshtetit të instaluar prej saj!
Ne jemi një familje e madhe politike dhe koha po tregon se çdo ditë e më shumë Partisë Demokratike po i rriten kuotat në çdo aspekt, prandaj secili nga ne duhet të tregojë madhështinë e karakterit dhe fisnikërinë që i karakterizon të djathtët, duke superuar hatërmbetje të vogla, për të punuar për një qëllim të vetëm, nxjerrjen e Shqipërisë nga qorrsokaku ku e çoi në këto vite rregjimi i Edi Ramës, duke dëmtuar plurarizmin, demokracinë, ekonominë, rendin dhe sigurinë.
#Betejen e vertetë si demokratë dhe patriotë e kemi me narko-regjimin e rilindjes, për tua shkoqur Shqipërinë nga duart këtij sekti grabitqarësh e demagogësh, dhe për të realizuar atë program të shkëlqyer që ka PD e Aleanca “Shqipëria Madhështore” me Profesor Doktor Sali Berishën për ta bërë Shqipërinë MADHËSHTORE.
#Kukësin,Hasin e Tropojën ti bëjmë ashtu siç e meritojnë qytetarët fisnik e dinjitozë të këtyre rretheve!
#E ardhmja varet nga ajo çfarë NE bëjmë sot! 🤝🤝🇦🇱✌🏼✌🏼🇦🇱