Lista e PD|Bardhi:Çdo arritje në politikë e kam arritur me votëbesim. Ta çlirojmë Shkodrën nga bandat!

Kandidati i Partisë Demokratike z.Bardh Spahia ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ku shprehet se pret me padurim 12 majin kur Shkodra dhe shkodranët do të gdhijnë të çliruar nga bandat, injoranca dhe korrupsioni.

Daljen në listë të hapur nuk e sheh si problem pasi “Çdo arritje në politikë e kam arritur me votëbesimin e shkodranëve. Kështu do jetë edhe këtë herë!” shprehet ai.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që do të kandidoj në Shkodër dhe do të ulem në Kuvend vetëm pasi të kem marrë votën e qytetarëve të Shkodrës. Kështu ka qenë përherë: çdo arritje në politikë e kam arritur me votëbesimin e shkodranëve. Kështu do jetë edhe këtë herë!

Misioni ynë për Shkodrën nuk ka ndryshuar. Ky mision nuk është aspiratë dhe vullnet i një individi, as i një grupi, as vetëm i Partisë Demokratike. Ky është misioni i të gjithë ne shkodranëve, si qytetarë dhe njerëz të lirë. Ne e duam Shkodrën siç ka qenë përherë në histori: kryeqendër e qytetërimit, lirisë, besimit dhe kulturës. Këtë mision do të përmbushim më 11 maj. Le të punojmë së bashku që e nesërmja e votimeve ta gjejë Shkodrën të lirë nga sundimi i krimit, i injorancës dhe i korrupsionit. Ta gjejë me dinjitetin që kanë patur përherë gratë dhe burrat shkodrane. Mirupafshim nga afër.

Shpërndaje