Deputetja e qarkut Durrës ka bërë të ditur se do të jetë në listën e hapur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nëpërmjet një sttausi në facebook shprehet se është më e motivuar se kurrë dhe se Kruja e Fushë-Kruja do të kenë përfaqësuesen e tyre në Parlament.
Statusi i plotë:
#ListaEHapur2025
Të dashur demokratë dhe qytetarë të Qarkut Durrës,
Jam e nderuar të shpall rikandidimin tim për zgjedhjet e 11 Majit në listën e Partisë Demokratike.
Së bashku kemi kaluar shumë sfida! Socialistët janë përpjekur të na izolojnë, të na censurojnë dhe të na mohojnë të drejtat tona themelore. Por ne nuk jemi dorëzuar! Protesta në Thumanë-Kashar, protesta në Rinas dhe çdo betejë tjetër që kemi zhvilluar krah për krah janë dëshmi e forcës sonë.
Kandidimi ynë në listën e hapur është një mesazh i qartë: ne jemi më të fortë se kurrë dhe të vendosur për të garantuar zgjedhje të ndershme, të lira dhe paqësore. Kjo është fuqia jonë, forca jonë dhe rruga drejt fitores!
Unë ju garantoj se do të vazhdoj të jem një zë i fortë për të gjithë qytetarët, duke mbrojtur të drejtat, interesat dhe të ardhmen që meritojmë.
Ne do të sigurojmë që Kruja dhe Fushë-Kruja të kenë përfaqësimin që u takon dhe do ta arrijmë fitoren e shumëpritur!
Shqipëria do të jetë madhështore!
#shqipëriamadhështore
#zgjedhjet2025