Kryedemokrati Sali Berisha, në Çim Peka Live në SYRI TV, ka vlerësuar maksimalisht listën e hapur të PD-së që do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme të 2025-sës.
Sipas Berishës, ‘lista e hapur është lista e betejës, e kalorësve, me kandidatët më të fuqishëm që ka pasur ndonjëherë PD’.
Debati në studio:
Berisha: Nqs quani listë vetëm listën e mbyllur atëherë e keni gabim. Lista e hapur është lista e betejës, e kalorësve. Ajo ka më të fuqishmit kandidatë që ka pasur ndonjëherë PD, lista e hapur.
Peka: I latë në listë të hapur për të bërë betejë?
Berisha: Edhe ajo qëndron. Spo them që kisha vende por edhe ajo është një qëllim. Se ka prej tyre që janë forcë natyrale elektorale. Dhe nuk është një por janë disa që janë të lemeritshëm në fushatë. Ka njerëz me nje reputacion absolut.