Fushata zgjedhore, qarku Tiranë|Vokshi: Rikthejmë shpresën dhe zhvillimin në Vorë. Ndoka: Ne flasim për program, ata flasin për ne.

Është mbajtur dje në Degën e PD Vorë takimi i kandidatëve të Partisë Demokratike për qarkun Tiranë. Prezent ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm z.Flamur Noka sëbashku me kreu e LDG zj.Albana Vokshi.

Gjatë fjalës së saj, përveç prezantimit të kandidatëve dhe programit të Partisë Demokratike, zj.Vokshi u shpreh optimiste për rezultatin e 11 majit. “Ekipi që do të udhëheqë ndryshimin dhe fitoren” i cilësoi ajo kandidatët e PD. “Me vendosmëri, energji dhe mbështetjen e qytetarëve, PD është gati të rikthejë shpresën dhe zhvillimin në Vorë!” shprehet më tej zj.Vokshi

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm z.Noka, vuri në dukje një dallim esencial mes alternativave që po u ofrohen qytetarëve në këtë fushatë elektorale. “Ne flasim për program, pala tjetër flet për ne. Ne flasim me qytetarët, Rama flet me drejtorët që duan të bëhen ministra” u shpreh z.Noka.

Gjithashtu, z.Noka i bëri thirrje banorëve të Vorës që t’a shmangin propagandën e qeverisë pasi ajo nuk ua zgjidh problemet. “Në PS qajnë hallin se kush e ka radhën për burg. Lërini në hallet e veta! Merruni me tuajat, me rrugët, me spitalet, me çerdhet e kopshtet, me rrogat dhe pensionet, me kostot e jetesës gjithnjë në rritje. Ka halle plot që duan zgjidhje. Problemet nuk zgjidhen duke i mbuluar përgjithnjë” ishte thirrja e sinqertë e Sekretarit të Përgjithshëm.

“Kur nuk e mbaron një punë, e bën tjetri. Kështu funksionon demokracia. Vendi ka nevojë për ndryshim” është zgjidhja që ai i jep qytetarëve.

 

Shpërndaje