Takimet e kandidatit Akil Kraja vazhduan në Njësinë Administrative Nr.5 Tiranë, në zonën e ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re dhe “Pallatit me Shigjeta”.

Tema të diskutimit ishin problematikat që kanë banorët të cilat kishin për fokus ekonominë dhe fenomenin social të emigrimit. Z.Kraja u prezntoi programin e Partisë Demokratike e cila ofron zgjidhje të qarta për ekonomi që prodhon, përpunon dhe eksporton, mirëqenie për familjet.
Statusi i plotë:
Takim në zonën e ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re dhe Pallatit me Shigjeta, diskutuam për sfidat me të cilat përballet çdo familje shqiptare dhe zgjidhjet që ofrojmë për t’i dhënë fund keqqeverisjes. 🇦🇱

🔹 Rritja e çmimeve, mungesa e vendeve të punës dhe emigrimi masiv po e boshatisin Shqipërinë.
🔹 Programi ynë ofron zgjidhje të qarta për ekonomi që prodhon, përpunon dhe eksporton, mirëqenie për familjet dhe një të ardhme më të sigurt për të rinjtë.
Pjesëmarrja e madhe në takim tregoi një mesazh të qartë: shqiptarët duan ndryshim dhe ai është më afër se kurrë! ✌️🇦🇱
🗳 Voto 1 Partia Demokratike!
✅ Voto Akil Kraja!
#AkilKraja #11Maj #pd #ShqipëriaMadhështore