Fushata zgjedhore, Qarku Lezhë|Gjoni: Sëbashku do të ndërtojmë një tjetër Lezhë!

Fushata në qarkun Lezhë vazhdon me instensitet të lartë. Këtë mbasdite kandidati z.Gjin Gjoni zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës.

Njëzëri banorët pranuan braktisjen nga pushteti vendor dhe ai qëndror. Prandaj, programi qeverisës i Partisë Demokratike merr më shumë rëndësi në prezantim. “Partia Demokratike ka një plan të qartë për zhvillimin e qytetit dhe qarkut tonë: investime në infrastrukturë, mbështetje për bizneset dhe fermerët, krijimin e vendeve të punës dhe rikthimin e shpresës për të rinjtë”, u shpreh z.Gjoni.

Kandidati Gjin Gjoni e mbyll reagimin e tij me optimizëm kur shprehet “Së bashku, do të ndërtojmë një Lezhë më të zhvilluar, me më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet dhe një ekonomi që punon për të gjithë”.

Postimi i plotë:

Takim me demokratë dhe banorë të lagjes “Nënë Tereza”

Sot pata kënaqësinë të takoj demokrat dhe banor të lagjes “Nënë Tereza” në Lezhë. Diskutuam për sfidat dhe shqetësimet e tyre përshkak të braktisjes nga pushteti vendor dhe ai qëndror, si dhe për vizionin tonë për një të ardhme më të mirë për qytetin dhe gjithë qarkun tonë.

Lezha nuk duhet dhe nuk do të vazhdojë kështu! Partia Demokratike ka një plan të qartë për zhvillimin e qytetit dhe qarkut tonë: investime në infrastrukturë, mbështetje për bizneset dhe fermerët, krijimin e vendeve të punës dhe rikthimin e shpresës për të rinjtë.

Së bashku, do të ndërtojmë një Lezhë më të zhvilluar, me më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet dhe një ekonomi që punon për të gjithë.

Me 11 Maj, voto PD, voto Gjin Gjonin. 

#ezgjidhgjini #lezhakrenare #partiademokratike #11maj

Shpërndaje