Fushata 2025 | Kraja: Ndryshimi do të ndodhë, rotacioni do të ndodhë!

Akil Kraja, kandidati i Partisë Demokratike pët qarkun Tiranë vazhdon me intensitet të lartë fushatën e tij në funksion të Numrit 1 në fletën e votimit, padiskutim dhe për emrin e tij të cilin e gjeni në listën e hapur. Dje ai zhvilloi dy takime, në Njësinë 5 dhe Njësinë 6 Tiranë.

Z.Kraja, që është njëkohësisht edhe Shefi i Kabinetit të Kreut të PD Prof.Dr.Sali Berisha, është optimist për rezultatin e 11 majit, “Ndryshimi do të ndodhë, rotacioni do të ndodhë” shprehet ai. Këtë e sheh në rradhët e atyre që takon pasi shprehet se “E njëjta frymë, pasion e ambicie për një jetesë dinjitoze, me standarte e që respekton çdo qytetar.”

Postimi i plotë:

Dy ✌️ bashkëbisedime në 📌 Tiranën e re dhe në 📌 Kombinat.

E njëjta frymë, pasion e ambicie për një jetesë dinjitoze, me standarte e që respekton çdo qytetar. Ndryshimi do të ndodhë, rotacioni do të ndodhë 🇦🇱

#AkilKraja #11Maj #pd #ShqipëriaMadhështore

Shpërndaje