Deklarata e Berishës korrekte. Hilariteti ndaj saj i stimuluar nga qeveria.

Sot në konferencë për shtyp, kreu i PD z.Berisha u pyet nga gazetarët nëse më të votuarit e primareve do të jenë në listë të mbyllur apo të hapur. Dhe Berisha, në referim të rregullores që u miratua me vendim të KK, u përgjigj se votat e marra, mbi apo nën prag, nuk janë kriter i parë dhe i vetëm që përcakton listën përfundimtare të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Referuar Vendimit nr.31 datë 12.02.2025 të Këshillit Kombëtar të PDSH që ka miratuar rregulloren për miratimin e modaliteteve në përzgjedhjen e kandidatëve në funksion të zgjedhjeve të 11 majit, në pikën 11 parashikohet formula mbi të cilën përzgjidhen dhe renditen në mënyrë përfundimtare kandidatët. Sipas këtij rregullimi, merren në konsideratë edhe aspekte të tjera si regjistrimi i votuesve nga jashtë, kontributet në parti, aksionet opozitare dhe kauzat publike.

Pra, Berisha është shumë i qartë në atë çfarë ka deklaruar dhe korrekt në zbatimin e vendimeve të organeve qendrore të partisë. Por, kjo deklaratë ka shkaktuar hilaritet në rradhët e megafonëve pro qeveritar duke e trajtuar si inkoherencë të Berishës dhe nga ana tjetër rrëzimin e procesit të primareve.

I gjithë ky operacion baltosës organizohet e drejtohet nga ato të cilëve listën e kandidatëve ua bën krimi i organizuar. Janë të njejtët të cilët dje i vlerësuan primaret si dështim edhe pse nuk pati asnjë incident apo kontestim nga kandidatët. Ndërsa sot, mbrojnë rezultatin e primareve vetëm për ta nxjerrë Berishën jashtë konteksti dhe për të mbjellë pakënaqësi e demotivim në rradhët e antarësisë. Por, megafonët harrojnë se demokratët janë më të bashkuar se kurrë dhe të vendosur që në 11 maj të shënojnë rikthimin e PD në pushtet.

Demokracia e brëndshme, rritja e rolit të anëtarit, bashkimi mes demokratësh, rënia e non gratës, shuarja e masës së sigurimit, masiviteti në takimet e diasporës dhe programi qeverisës që ka në qendër të tij qytetarin, e ka shqetësuar narkoqeverinë e cila ka si shqetësim se ku do ta bëjë burgun, në Shqipëri apo SHBA.

Shpërndaje