Berisha merr pjesë në iftarin e thirrur në Kombinat nga kandidatët e PD. Prezent edhe Zv.Myftiu i Tiranës.

Muaji i Ramazanit nuk kalon pa vëmendjen e Partisë Demokratike. Dhe kjo jo për t’u shfrytëzuar politikisht në periudhë zgjedhore por sepse PD është një parti e djathtë që ka në themel të saj të organizimit e ekzistencës parimet konservatore ku besimi në ZOT është njëra prej tyre.

E si të tillë, kandidatët e Partisë Demokratike për zonën e Kombinatit, z.Akil Kraja dhe zj.Mimoza Hajdarmataj, thirrën një iftar në respekt të sakrificës së besimtarëve mysliman në agjerimin gjatë muajit të Ramazanit.

Postimi i plotë:
Me kënaqësi dhe nder isha pjesë e iftarit të mbrëmshëm, ku pata mundësinë të ndaja këtë moment me Kryetarin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, Zv. Myftiun e Tiranës, z. Erjon Haxhiu, Imamin e Kombinatit, z. Shpëtim Serani, Imamin z. Roland Dervishi, Kryetaren e Degës 6, znj. Onelda Zefi, si dhe kolegen time, znj. Mimoza Hajdarmataj.

Ky iftar ishte një moment reflektimi, solidariteti dhe bashkimi, duke na kujtuar vlerat e sakrificës, mirësisë dhe harmonisë. Zoti ua pranoftë agjërimin të gjithë besimtarëve!

Shpërndaje