Moderatori Çim Peka, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferko, ka folur për zhvillimet politike dhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ku roli i bandave në funksion të kryeministrit Edi Rama është determinant për vijimin e qeverisjes së tij.
Sipas Pekës, bandat nuk janë më indikacion për të kuptuar se nga do të shkojë pushteti sepse nuk janë thjeshtë indikator pasi janë pjesë e pushtetit aktual, pjesë e qeverisë.
Në analizën e tij, Peka i bëri me dije kontingjentëve të bandave që të mos e thellojnë krimin e tyre duke e mbajtur në pushtet Ramën, pasi nëse Rama vijon si kryeministër, prozhektorët e drejtësisë do të bien mbi ta dhe do të bëjnë burgun e tyre por edhe të Ramës.Si shembull për këto zhvillime të pritshme, Peka solli rastin e bandave të Shkodrës, ku SPAK kishte përgjigjmet e Pëllumb Gjokës që në janar 2023, por drejtësia veproi pas zgjedhjeve lokale të 2023-shit, duke e arrestuar.

Në momentin që Rama bie nga pushteti dhe nuk është më kryeministër dhe prozhektorët janë drejt tij, dhe nqs ata distancohen dhe nuk e thellojnë krimin dhe Rama bie nga pushteti, Rama nuk është më kryeministër dhe prozhektorët janë drejt tij. Ata minimalisht do fitojnë disa vite kohë do fitojnë në liri sepse PD do të merret njëherë me koordinatorin e bandave, Edi Ramën. Ata mund të bëhen dhe bashkëpunëtor të sistemit dhe të flasin se kë kanë pasur koordinator’, u shpreh Peka.
Peka: Që nga dita që ka ardhur në pushtet, Rama ka vetëm matematikë elektorale dhe jo matematikë qeverisëse. Në këtë aspket motorët i ka ndezur opozita pasi është e bashkuar për herë të parë pas 4 vitesh.
Sa herë kam pasur debate me Lulzim Bashën kur ishte kryetar i PD, në momentin që diskutonim mbi eficensën e bandave në fushatë, pretendimi i tij ishte duke thënë që po i terrorizoni votuesit, nuk duhet prekur problemi. Në fakt nëse nuk preket problemi, ke hyrë në zgjedhje për të humbur. Problemi thuhet dhe neutralizohet, nuk fshehet.
Votuesit e prekin me dorë ndikimin e bandave, kanë vite dhe në këtë aspekt në momentin që ua fsheh këtë gjë, s’ke prekur problemin dhe nuk ke mundësi ta neutralizosh problemin.
Unë bëra një mbyllje mbrëmë gjatë emisionit, në raport me ato që konsiderohen bandat e krimit por edhe bandat elektorale.
Në ka shtresë kur ndryshon pushteti është kontingjenti. Pse nuk ndodh me Ramën? Pse kontingjenti nuk shkëputet prej tij?Jo se nuk e kuptojnë se mund të ndërrojë pushteti, por ndryshe nga paraardhësit, Rama kontingjentin e ka kthyer në partner, pra i ka bërë pjesë të strukturave të PS. Edhe po kuptuan se mund të ndryshojë pushteti, ata janë partnerë të Ramës dhe bashkëqeverisës me të dhe nuk shkëputen sepse kanë interesa.
Bandat nuk janë më indikacion për të kuptuar se nga do të shkojë pushteti sepse nuk janë thjeshtë indikator pasi janë pjesë e pushtetit aktual, pjesë e qeverisë.Bandat ose grupet të cilat kanë ndikim edhe nëpërmjet krimit në zgjedhje, bëjnë një gabim këtë radhë.
Rasti i Shkodrës është rasti më tipik si i përdori Rama bandat në vitin 2023. Përgjimet e EncroChat ishin në SPAK. SPAK e ka bërë të qartë që në janar dhe ekzekutimi i atyre përgjimeve për bandat e Shkodrës, rasti konkret i Pëllumb Gjokës, është bërë pas zgjedhjeve 2023, pra SPAK e kishte atë.Në momentin që mbaruan zgjedhjet, ndodhi goditja. Nuk them se bandat nuk do të goditen pas zgjedhjeve, kush mendon këtë e ka gabim. Por ka një radhë të gjërave, ka banda dhe koordinator të bandave dhe është kryeministri që i ka partnerë.
Nqs këto banda investohen për Ramën për ta mbajtur kryeministër me logjikën se kryeministri në detyrë nuk hetohet, dikush do të hetohet dhe prozhektorët do orientohen drejt bandave dhe ata do bëjnë burgun e merituar për vete por do bëjnë dhe burgun e Ramës.
Në momentin që Rama bie nga pushteti dhe nuk është më kryeministër dhe prozhektorët janë drejt tij, dhe nqs ata distancohen dhe nuk e thellojnë krimin dhe Rama bie nga pushteti, Rama nuk është më kryeministër dhe prozhektorët janë drejt tij.
Ata minimalisht do fitojnë disa vite kohë do fitojnë në liri sepse PD do të merret njëherë me koordinatorin e bandave, Edi Ramën. Ata mund të bëhen dhe bashkëpunëtor të sistemit dhe të flasin se kë kanë pasur koordinator.
Nëse Rama i përdor sërish dhe këta si partnerët të tij ekspozohen sërish dhe e rizgjedhin Ramën kryeministër, drejtësia do të merret me ta dhe do të bëjnë edhe burgun e tyre dhe burgun e Ramës.