Nga Albana Vokshi
🔵 Rimodelimi i Lidershipit. Vlerësimi i Cilësive që Forcojnë Shoqërinë
Në panelin e dytë të Bordit Ekzekutiv të Grave të PPE në Tiranë, diskutuam mbi rëndësinë e rikonceptimit të lidershipit, duke vlerësuar cilësi që shpesh i atribuohen grave: empatia, bashkëpunimi, aftësia për të ndërtuar konsensus dhe vizioni afatgjatë.

💡 Si mund të rrisim numrin e grave lidere në fushat ku sot janë pothuajse të padukshme?
💡 Çfarë roli luajnë gratë në një shoqëri që po ndërton të ardhmen përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale?
💡 Si mund të amplifikojmë ndikimin e tyre?
Ky diskutim, i moderuar nga Walburga Lerchenfeld, zëvendëspresidente e EPP Women, solli perspektivat e:
🔹 Doris Pack – Presidente Nderi e EPP Women
🔹 Erisa Bajaziti – Eksperte në politikë dhe komunikim ndërkombëtar
🔹 Edita Tahiri – Ish-zv.Kryeministre dhe Ministre e Jashtme e Kosovës
🔹 Edlira Çepani – Aktiviste për të drejtat e grave dhe koordinatore e Rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”
🔹 Rosalia Biro – Presidente e EPP Women

🗣️ Përgjatë sesionit të diskutimit dhe Q&A, u theksua se një shoqëri e drejtë dhe e zhvilluar nuk mund të përparojë pa përfaqësimin e plotë të grave në vendimmarrje, në politikë dhe në sektorët e teknologjisë.
📢 Forcimi i rolit të grave nuk është vetëm një kauzë sociale, por një domosdoshmëri për zhvillimin e qëndrueshëm të çdo shoqërie! ✨
#EPPWomen #PD #LidershipiBarazitar #ShqipëriaMadhështore #EmpowerWomen 🔵