8 Marsi|Vokshi: Gratë, forca e fshehur që ka mbajtur Shqipërinë gjallë por janë braktisur nga qeveria.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me ekspertë të opozitës dhe me mbështetjen e Fondacionit të CDU gjermane ‘Konrad Adenauer’, po shpalosin Programin e Qeverisjes 2025-2029 për ‘Fuqizimin e grave dhe vajzave’.

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD, Albana Vokshi tha se për vite me radhë gratë kanë përjetuar një periudhë të vështirë, të braktisura nga qeveria, të kërcënuara me vendin e punës, me shërbimin shëndetësor me shërbimet sociale, ndihmën ekonomike e kështu me radhë duke u përballur edhe me paga të padrejta.

“Po japim një premtim sot se ashtu si vajzat edhe gratë, aq fuqishëm do të punojnm për mbështetjen e tyre për të bërë Shqipërinë madhështore, ashtu siç edhe doktori e ka premtuar”- tha Vokshi.

 

Albana Vokshi: “Unë gjithmonë kam pasur idenë se është e rëndësishme të flasësh për çështjen e grave, është e rëndësishme që të flasim për problematikat e tyre, por shpesh-herë përfundojmë duke fol me njëra-tjetrën, pa përfshirjen e burrave.

Pra ky është një fillim i mbarë, dhe është një premtim sot se ashtu si vajzat edhe gratë aq fuqishëm do të punojnë për mbështetjen e grave dhe vajzave të tjera për të bërë Shqipërinë madhështore, ashtu siç edhe doktori e ka premtuar.

Në këtë sallë është një pjesë që unë do e konsideroja si ‘forca e fshehur’ që ka mbajtur Shqipërinë gjallë në kohërat të vështira, ka mbajtur familjen e bashkuar dhe kjo është gruaja shqiptare.

Nëna që sakrifikon veten për fëmijët e saj, sipërmarrësja që sfidon vështirësitë e mësuesja që edukon brezin e ri.

Për vite me radhë gratë kanë përjetuar një periudhë të vështirë, të braktisura nga qeveria, të kërcënuara me vendin e punës, me shërbimin shëndetësor me shërbimet sociale, ndihmën ekonomike e kështu me radhë duke u përballur edhe me paga të padrejta”.

Shpërndaje