Partia Demokratike vazhdon takimet me diasporën duke prezantuar programin elektoral të saj si dhe duke bërë thirrje për tu regjistruar në regjistrin e votuesve nga jashtë në mënyrë që nëpërmjet votës së tyre të bëhet i mundur rrotacioni i pushtetit.
Deputetët Isuf Çela, Flamur Hoxha dhe Andia Ulliri morën pjesë në takimet në Grupseksionet Walthamstow dhe Brockley (Lewisham) të organizuara nga Kryetari PD Dega Britani e Madhe Shkelzen Rrustemaj.
Sipas njoftimit të bërë nga Partia Demokratike, ditën e diel më datë 2 shkurt ora 14 do të mbahet takimi i diasporës me bashkëkombasit tanë në kryeqytetin e Londrës.