Turi i Diasporës|PD takim madhështor në Parma. Berisha: Ora për Atdheun na thërret!

Në takimin entuziast që  lideri i opozitës Sali Berisha zhvilloi në Parma në Itali, morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, N/Kryetari Oerd Bylykbashi dhe Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka i bën thirrje diasporës të regjistrohet në 10 ditët e mbetura, për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Ata akuzuan qeverinë Rama se ka detyruar shqiptarët të braktisin vendin,  dhe kjo sipas tyre duhet të jetë një arsye, për të votuar masivisht PD dhe programin e saj  për emigrantët.

Të pranishëm në takim ishte edhe kryetari i PD në Parma Daniel Delhysa, dhe  biznesmeni demokrat… të cilët theksuan se është detyra e demokratëve që të regjistrohen  dhe të votojnë me 11 maj,  duke theksuar së të bashkuar mund të fitojmë.

Ndërsa Kreu i PD Prof.Dok.Sali Berisha, në një fjalim emocionues u shpreh se “Njeriu ka shumë momente në jetë, momente të veçanta, por unë ju them me bindjen më të thellë se ora më e bukur e njeriut në jetë, ora e orave, është ora kur të thërret Atdheu”. Më tej, z.Berisha u shpreh se “Kurrë mos harroni se shqiptarët i lind nëna për t’i dalë zot Shqipërisë”.

Shpërndaje