Turi i Diasporës| Kreu i PD Sali Berisha i kushton fundjavën bashkëatdhetarëve në Itali e Greqi.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se Kreu i saj Prof.Dr.Sali Berisha do të marrë pjesë në dy takime me diasporën shqiptare gjatë kësaj fundjave.

Lideri demokrat do të udhëtojë ditën e shtunë, datë 22 shkurt, drejt Italisë, ku do të zhvillohet një takim në Parma në adresën Auditorium Paganini Parco Ex-Eridania, Via Toscana N.5/A, 43121.

Më pas, nga Italia Berisha do të udhëtojë drejt Athinës, në një tjetër takim të komunitetit shqiptar me banim në kryeqytetin grek. Takimi i Athinës do të mbahet ditën e dielë më datë 23 shkurt në adresën Stadiumi Paqe dhe Miqësi, Salla: Melina Merkuri Neo Faliro-Athine, Ora 18:00.

Në këto takime pritet ti bëhet thirrje bashkëatdhetarëve që të regjistrohen në platformën e KQZ me qëllim ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjithashtu, në takime do të bëhet edhe shpalosja e programit ku një nga prioritetet e PD janë kthimi i emigrantëve dhe krijimi i kushteve për investim në atdheun e tyre.

Shpërndaje