Partia Demokratike e Shqipërisë vazhdon me intensitet të lartë takimet me diasporën. Deputetët Isuf Çela, Andia Ulliri dhe Flamur Hoxha, prej disa ditësh ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar ku takimin e rradhës e kishin me demokratë të zonës Surbiton (Kingston).
Aty u përsëritën thirrjet për tu regjistruar në platformën PER me qëllim përfshirjen e diasporës në votimet e 11 majit. Rëndësia e shprehjes së diasporës me votë është jetike.
Emigrimi ka sjellë pasoja të rënda ekonomike dhe sociale por për demokracinë ende jo, kjo pasi emigrantët e kanë vetë në dorë të rrëzojnë qeverinë më të korruptuar e kriminalizuar në historinë e shtetit shqiptar.
#DiasporaVoton