Sabotimi i hetimit|Klotilda Bushka vazhdon të prishë provat, takim me avokatin e Ajola Xoxës.

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka vazhdon të jetë aktive në prishjen e provave për dosjen e Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.

Siç edhe duket në foton e mbërritur në redaksinë e SYRI-t, Bushka është duke folur me avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Beta, i cili bën pjesë e studios së Arben Rakipit.

Fotoja është bërë ditën e sotme në orën 13:05 minuta të mesditës së sotme pranë urës së Shallvareve në Tiranë.

Deputetja Klotilda Bushka akuzohet nga SPAK për prishje të provave dhe pengim të drejtësisë. Ajo akuzohet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.

Sipas SPAK, dëshmitarja Ina Goxhaj, pas njoftimit për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ka realizuar disa takime me shtetasen Klotilda Bushka, Ajola Xoxa, apo edhe me disa avokatë.

Takimi i parë është zhvilluar me shtetasen Klotilda Bushka (të cilën e ka kushërirë) në datë 10.12.2024, në banesën e prindërve të Klotildës që ndodhet pranë Shkollës së Kuqe. Ka shpjeguar se në këtë takim i ka treguar Klotildës që e kanë thërritur në prokurori, dhe Klotilda e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka gjatë pyetjes së saj.

Takimi i dytë është zhvilluar pasdite në datë 11.12.2024, në ambientet e një zyre avokatie, ku pikë kontakti për këtë takim ka shërbyer shtetasi Erald Ismaili i cili e ka telefonuar vetë shtetasen Ina Goxhaj.

Shpërndaje