Rrethimi i institucioneve të rëndësisë së veçantë|SPAK dhe GJKKO kërkojnë informacion nga policia: Pse nuk morët masa?

SPAK dhe GJKKO i kanë bërë shkresë Policisë së Shtetit me kërkesën për informacion rreth arsyeve se pse nuk u mor asnjë masë nga strukturat e policisë për mungesën e masave të sigurisë ditën që u caktua masa e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Mbështetësit e Veliajt bllokuan rrugën, por edhe automjetin e shoqërimit të Veliajt nga qelia në gjykatë dhe anasjelltas, si dhe qëndruan për orë me radhë duke brohoritur para dyerve të GJKKO teksa zhvillohej seanca gjyqësore.

Burime nga policia konfirmojne letren e mberritur nga GJKKO. Burimet thone se GJKKO ka shprehur një shqetësim për këtë çështje dhe se Policia e Shtetit do t’i ktheje nje përgjigje shkresës së tyre.

SPAK dhe GJKKO janë institucione të rëndësisë së veçantë, dhe detyrimisht sipas ligjit, në çdo rast të ngjashëm duhet të merren në ruajtje nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës.

Kjo e fundit kërkoi mbështetje nga policia për të krijuar kordon në perimetrin e sigurisë, kërkesë të cilës uniformat blu nuk iu përgjigjën.

Shpërndaje