Replikat në distancë|Dumani: Nuk na dobëson asnjë ndikim i jashtëm.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, ka theksuar se, megjithë sfidat me të cilat përballet SPAK, institucioni do të vazhdojë të kryejë detyrën me integritet dhe pa lejuar ndikime të jashtme. Dumani garantoi se forcën hetimore të SPAK nuk do ta dobësojë asnjë ndikim i jashtëm, duke theksuar se lufta kundër korrupsionit është një sfidë për institucionin, por besimi te reforma në drejtësi po rritet. Ai kërkoi bashkëpunim mes prokurorëve, policisë dhe agjencive të tjera për të përmbushur misionin e SPAK.

“Jemi në fazën e konsolidimit të institucionit, Besimi tek reforma në drejtësi po rritet, ka sifda por SPAK do të vazhdojë të kryejë detyrë me integritet. Kërkohet bashkëpunim mes prokurorëve, policisë, agjencive të inteligjencës dhe institucioneve të tjera.

Duhet të keni besim te integriteti i prokurorëve të SPAK dhe përkushtimi i tyre për hetime komplekse dhje çështje që respektojnë të gjitha palët. Garantojmë se çdo lloj ndikimi i jashtëm nuk do të cenojë as dobësoje forcën tonë hetimore në përmbushje të të ligjeve dhe misionit përballë shoqërisë.”

Ai shtoi se në rastet e korrupsionit, përpos arrestimit, duhet edhe hetimi pasuror dhe konfiskim, nëse pasuria është vënë vendosur në mënyrë të paligjshme. Kemi rritur numrin e çështjeve të hetuara për pastrim parash. Po hetojmë dhe krimin kibernetik.

Shpërndaje