Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avenir Peka, ka analizuar ndryshimet në politikën globale të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se Uashingtoni nuk funksionon më mbi konceptin e miqve dhe armiqve, por mbi bazën e interesave.
I ftuar në emisionin “Open”, Peka u shpreh se interesat nuk janë të përjetshme dhe se SHBA i sheh ndryshe nga vendet e tjera.
“Ka përplasje interesash dhe bashkëpunim aty ku ka interes. Rendi i sigurisë në Evropë është vendosur gjatë Luftës së Ftohtë, por bota ka ndryshuar shumë që prej atëherë,” tha ai.
Sipas Pekës, SHBA tashmë e sheh Evropën si një pjesë të pazëllit global të sigurisë dhe jo më si qendrën e botës.