PD Dega 7 Tiranë, modeli që frymëzon dhe bashkon demokratët!

Pas shpalljes së listës përfundimtare nga KOKOE, nga Dega 7 Tiranë, për garën e primareve, janë katër kandidatë; Grigels Muçollari, Erald Shulla, Suina Asllanaj dhe Artan Pogoni.

Në funksion të kësaj gare, grupi i punës pranë degës, organizoi një takim të përbashkët të kandidatëve ku secili prej tyre prezantoi platformën e tij se çfarë modeli deputeti do të jenë nëse nesër do të jenë pjesë e Parlamentit.

Në fjalën e gjithësecilit u vu re një qëndrim; përbën prioritet gara më 11 maj në raport me atë të brëndshme, prandaj, primaret duhet të shërbejnë për bashkim e jo përçarje.

Duke reflektuar këtë frymë pozitive e përbashkuese, në fund të takimit, të katër kandidatët bënë një foto të gjithë sëbashku si mesazh i qartë për çdo demokrat: është koha për bashkim dhe se Edi Rama është armiku i çdokujt që pretendon se është në opozitë me pushtetin.

Shpërndaje