Partneriteti me Gjermaninë|Berisha pret delegacion me deputetë dhe biznesmenë gjerman.

Kreu i Partisë Demokratike z.Sali Berisha zhvilloi takim me një delegacion që përbëhej nga deputetë dhe sipërmarrës gjerman.

Gjatë takimit u diskutua mbi situatën ekonomike dhe politike sidomos me nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit. Kreu i Partisë Demokratike e njohu edhe me pasigurinë juridike që solli reforma më e deformuar dhe e dështuar në drejtësi, të cilat kanë prodhuar krizën ekonomike duke ndikuar në vend si dhe larguar investitorët seriozë europianë.

Më poshtë postimi i Drejtorit të Protokollit z.Ledio Nuraj:

🇦🇱🇩🇪 Sot në takimin me delegacionin gjerman që perbëhej nga deputetë dhe sipërmarrës nga Saksonia, që po vizitojnë Shqipërinë, të shoqëruar nga Drejtori i Konrad Adenauer Siftung ( KAS Albania),Dr. Thomas Kunze, në seline e Partisë Demokratike të Shqipërise.

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha iu përgjigj interesimit të tyre në lidhje me situatën ekonomike dhe politike sidomos me nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit.

Ndër të tjera u diskutua dhe u informuan me pasojat e projektit të kanabizimit te vendit, me pasigurinë juridike që solli reforma më e deformuar dhe e dështuar në drejtësi, të cilat kanë prodhuar krizën ekonomike duke ndikuar në vend si dhe larguar investitorët seriozë europianë.

Ku kjo krizë solli shpopullimin e Shqipërisë.

Kjo gjendje është e papranueshme dhe e patolerueshme për një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

#Reforma #ShtetiISëDrejtës #PartiaDemokratike

Shpërndaje