Opinion|Kaso: BKH ka ushtruar kontroll në Kryeministri, ka sekuestruar laptopin e Agaçit.

Sekretari për Çështjet Ligjore pranë Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, deklaroi se  agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë javën e kaluar.

Kaso u shpreh se BKH ka sekuestruar disa materiale në Kryeministri, mes të tjerave edhe laptopin e Ëngjëll Agaçit, tashmë ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

“Informacioni është që ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi nuk dihet ku është, me porosi të Kryeministrit për t’ju shmangur drejtësisë. Është informacion i konfirmuar edhe nga gazetarë, javën e kaluar ka patur mësymje të oficerëve të BKH deri vonë në Kryeministri, janë sekuestruar materiale të tjera, thuhet edhe laptopi i ish-Sekretarit të Përgjithshëm. Janë informacione ende sot të pamohuara.

Në qoftë se informacionet do ishin pa asnjë bazë reale, nëse nuk do ndodhte as mësymja e BKH në orët e vona në Kryeministri, informacionet kanë qarkulluar mes gazetarëve, përsa kohë janë thënë nga burime të ndryshme, publikisht, kemi arsye të forta për të besuar”, u shpreh Ivi Kaso.

 

Shpërndaje