Non grata e Berishës çështje afatesh dhe jo e pamundur.

Ju kujtohet deklarata e ish Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, kur u pyet mbi provat që është bazuar për shpalljen non grata të Berishës? Nga raportimet e OJF-ve vendase e të huaja, u shpreh.

Dje dëgjuam nga komisioni i DOGE, gjatë raportimit në Kongresin Amerikan, se si fondet të USAID ishin përdorur për të goditur Sali Berishën, liderin e opozitës shqiptare.

Ndërsa sot u dha lajmi se një grup prokurorësh amerikanë janë ngarkuar për të hetuar fondet e USAID në ballkan.

Nisur nga këto fakte e rrethana, një deduksion logjik të çon në përfundimin se non grata ka qenë lobim dhe se revokimi i saj është çështje afatesh dhe jo e pamundur.

Shpërndaje