Konferenca e Sigurisë Mynih|PD pjesë e tavolinave të diskutimit. Albana Vokshi ndan fotot e takimit.

Siç është bërë me dije, dje ka nisur Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih (MSC) duke mbledhur 50 krerë shtetesh e qeverish dhe rreth 150 ministra nga e gjithë bota për të diskutuar mbi sfidat më urgjente në të cilat ndodhet bota.

Pjesë e këtij takimi me rëndësi globale është edhe Partia Demokrate e Shqipërisë. Zonja Vokshi ka ndarë me ndjekësit e saj foto nga paneli me temë diskutimi “East Meets West: How NATO and Its Asian and Pacific Partners Can Fight Back Against the Axis of Autocrats.”

Pjesmarrja e përfaqësuesve të Partisë Demokratike në të tilla eventesh me rëndësi globale është një tjetër konfirmim i partneritetit që ka kjo parti me shtete dhe politikan me influencë botërore.

Postimi i zj.Vokshi:

Kisha kënaqësinë të isha pjesë e IDU Reagan-Thatcher Dinner gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC 2025). Një panel interesant me temë: “East Meets West: How NATO and Its Asian and Pacific Partners Can Fight Back Against the Axis of Autocrats.”

Të ftuar: Ish-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, Ministrja e Mbrojtjes e Zelandës së Re Judith Collins KC, Presidenti i IRI Dan Twining, moderuar nga Zv.Presidenti i IDU dhe Kryetari i AFET, z. David McAllister.

Shpërndaje