Gara në primare|Peka: Me përulësi kërkoj mbështetjen tuaj. Kemi një sfidë, shpëtimin e Shqipërisë.

Avenir Peka, ekspert i nivelit të lartë të sigurisë, njëkohësisht Kreu i Departamentit të Sigurisë pranë Partisë Demokratike, është bërë pjesë e garës së primareve për zgjedhjet parlamentare të majit 2025.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook, z.Peka i drejtohet me përulësi demokratëve duke i kërkuar votën. Aspekti njerëzor e vlerat qytetare i shfaq kur mirëkupton edhe ata që nuk do e votojnë për shkak të detyrimeve ndaj kandidatëve të tjerë në garë.

Z.Peka shprehet se “Partia Demokratike ishte me fat që kishte Dr.Berishën, por edhe ai ishte me fat të kishte Demokrate si ju.”. Ai e mbyll me një ftesë “këto beteja të vogla tona janë asgjë përpara fitores së madhe.”

Postimi i plotë:

Miq demokrate, 

Kur ne ju bashkuam Sali Berishes per te shpetuar Partine Demokratike, asnjeri nga ne nuk e dinte nese do ja dilnim. Ne mitingun madheshtor ne stadiumin ‘Air Albania’ ishim vetem NE dhe Sali Berisha. Kishim te gjithe boten kunder, por me besimin ne Zot, Komb dhe Familje, rruga jone ishte e pakthim. Partia Demokratike ishte me fat qe kishte Dr. Berishen, por edhe ai ishte me fat te kishte Demokrate si ju.

Pas rikthimit me te madh ne historine politike te Evropes, sot kemi nje sfide dhe me te madhe: Shpetimin e Shqiperise. Ndersa ne behemi gati per fitoren me te madhe ne historine tone, lipset qe secili prej nesh te jape kontributin e saj/tij me te gjithe fuqine.

Ndaj, kam zgjedhur si shume prej NESH te garoj ne Primaret e PDSH. Me perultesi do kerkoja mbeshtetjen Tuaj. Per ju qe keni mendim dhe detyrime te tjera ju falenderoj po njesoj me bindjen se keto beteja te vogla tona jane asgje perpara FITORES se madhe. 

Te bashkuar te luftojme per fitoren.

Eshte Radha Jone!

Shpërndaje