Partia Demokratike e Shqipërisë ka vazhduar me takimet intensive me diasporën shqiptare nëpër botë. Takimi i rradhës ishte ai në Toronto të Kanadasë.
Deputeti Bledjon Nallbati ka organizuar dhe kryesuar këtë takim nga ku bëri thirrje për regjistrimin e çdo emigranti shqiptar në platformën e KQZ si e vetmja mundësi për të shprehur vullnetin e tyre me votë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas Nallbatit “Shqipëria ka vetëm një mundësi për ndryshim, përmes angazhimit dhe votës së diasporës. Shqipëria ka nevojë urgjente për mirëqeverisje, politika të duhura ekonomike, dhe garantimin e mirëqenies për çdo shqiptar.
Me ndihmën e vëllezërve dhe motrave tanë në emigrim këtë do ta bëjmë të gjithë bashkë realitet në 11 Maj.”