Siç dihet tashmë, kreu i Bashkisë Tiranë u arrestua në zyrën e tij nga agjentët e BKH për shkak të një hetimi nisur pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të korrupsionit pasiv, mosdeklarimit të pasurisë dhe të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Nga ana e Veliajt është kundërshtuar jo vetëm masa e sigurimit personal por edhe procedimi në tërësi. Ai ka zgjedhur strategjinë e denigrimit të prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes me pretendimin e ndikimit politik, të konfliktit të interesit apo dhe të integritetit moral duke aluduar se prokurori Ols Dado është fiksuar pas veshmbathjeve të gruas së tij.
Gjithsesi, tej çdo pretendimi në cilësinë e personit nën hetim dhe me masë sigurimi shtrëngues, Erion Veliaj shënon rastin e parë të një zyrtari të arrestuar në zyrë gjatë kryerjes së detyrës ndryshe nga rastet tjera ku kemi pasur paraorakisht zhveshje nga funksionet publike dhe partiake.