Kryetari demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj në Çim Peka LIVE pyetjes së gazetarit Andi Bushati se a dështoi mosbindja civile.
Pjesë nga fjala:
Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës, merrte Hunter Biden, e mbante një javë në Montekarlo në kazino dhe drogë. Kur i mbaronin paratë, merrte biznesmenët.
Në ato kushte, mosbindja civile ishte e vetmja rrugë.
Ajo nuk dështoi. Çfarë ndodhi? Së pari, u fituan në arenën ndërkombëtare tre rezoluta që e damkosën Edi Ramën, i damkosën zgjedhjet në Shqipëri.
Ndodhën disa gjëra që e ndryshuan në mënyrë thelbësore situatën. Tre rezoluta në të cilat Spaku i Edi Ramës u shpallën prokurori politike. Zgjedhjet u shpallën fasadë për Edi Ramën.
Pra, u arrit një gjë, në një kohë kur në samite flitej për atletet e Edi Ramës.
Pastaj ndodhi përmbysja e madhe. A e dini ju se sot njeriu që më sanksionoi mua, nuk futet dot në godinat federale se u provua ish-kryediplomati u provua një kryegënjeshtar.
Ju e dini historinë e letrës. Historia e letrës ishte gjëja më e turpshme,’ tha Berisha.