“Arrestimi pa gjyq”, presioni socialist mbi drejtësinë!

Që pas arrestimit të Veliajt, ky i fundit dhe vetë Rama, po i mëshojnë faktit se “Prokuroria arreston pa gjyq”.

Publiku duhet informuar se masa e sigurimit, vetëm në shkallë të parë, kalon përmes dy seancave gjyqësore.

1. Sipas nenit 244 të Kodit të Procedurës Penale, ku Prokuroria i kërkon Gjykatës miratimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit.

2. Sipas nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale, ku brënda tre ditëve nga ekzekutimi i masës (arrestimi) subjekti del para gjykatës për verifikimin dhe vleftësimin e masës së sigurimit.

Pra, masa e sigurimit i kalon dy filtra gjyqësor. Sidomos në të dytin ku subjekti është vetë prezent sëbashku me mbrojtjen. A llogaritur pastaj dy shkallët e tjera të gjykimit, Apel dhe Gj.Lartë.

Për çfarë gjyqi flasin Edi Rama dhe Erion Veliaj?! Mos vallë kërkesa e Prokurorisë duhej të kalonte për vleftësim nga Agaçi?!

Shpërndaje