Arrestimi i Veliajt|Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, nën hetim për sabotim të drejtësisë! 

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar zyrtarisht, duke konfirmuar se ka nisur hetimet edhe ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Bushka, e cila mban edhe postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve, është regjistruar si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas nenit 301 të Kodit Penal.

“Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete që çojnë në dyshimin e arsyeshëm se personi nën hetim, Klotilda Bushka, ka kryer veprime aktive të kundërligjshme, të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Shpërndaje