Unë e dhjetra të tjerë, kemi aktivitet politik shumë më shumë se disa moshatarë tanët që pompohen. Kemi protestuar, edhe dhunshëm, kemi organizuar parti, seksion më seksion me laps e letër, kemi qenë numëtues votash, anëtarë KZAZ-je, anëtarë në kryesira e forume politike partiake. Jemi regjur e kalitur duke u marrë me kryepleq, kryetar komune, bashkie, deputetë, ministra, mbi të gjitha jemi sporvuar duke u marrë me manaxhim njerëzish të ndryshëm të të gjitha llojeve; kemi edhe pak përvojë në shtet, megjithëse këtu përvojat shihen si minus, jo si plus.
Kur vjen puna, sna beson njeri, preferojnë njerëz pa pikë përvoje vetëm pse ne e kemi zor të flasim budalliqe pa doganë.
Dhe më e rëndësishmja, nga jashtë sna financon njeri pasi jemi kombëtaristë dhe i huaji sta financon kombëtarizmin, as krenarinë kombëtare, asgjë të ngjashme; këto duhet t’i financosh vetë, prandaj disa rilindas thuhet se shkrinë pasurinë për patriotizëm pasi patriotizmin sta financon i huaji. Nga brenda sna financon kush ngaqë nuk bëhemi dot zhele për tu përdorur nga një biznesmen kundër tjetrit ose xhepistë. Shihini më vëmendje psh, asnjëri prej tyre nuk është kombëtarist sepse kanë frikë ambasadat, ose janë shpirtërisht të lidhur në kryeqytete të huaja.
Është pra epoka e aktivistëve. Aktivist dmth hiç asgjë, fol për gjjthçka, kritiko gjithçka e këdo, jepi gaz me premtime magjike dhe të pompon sistemi nga brena e nga jashtë, sepse je sipërfaqësor, legjitimon sistemin, pa tentuar ndryshime thelbsore. Si me mbarshtimin e kuajve. Kur duan të barsojnë pelat, u çojnë disa kuaj sa për tiu ardhur vërdallë për t’i sjellë në qejf që mandej të vijnë hamshorët e t’i kenë gati për tiu hipur.
Dmth kanë gjithë mbrëmjen po merren njerëzit me një sherr kalamajsh në një protestë, pa pikë rëndësie publike e kombëtare por, neve na e paraqesin si lajm, si diçka të madhe. Ndërkohë nuk merren me çështjet serioze si psh që Shqipërisë i doli defiçiti tregtar mbi 5 miliard. Shqipëria nuk është miqësore me kapitalet e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, ngaqë duan tua japin të gjjthë sektorët këtyre biznesmenëve shtetërorë brenda Shqipërisë. Krahina të tëra i kanë tokat pa letra, pasuri e bllokuar. Gjykatat nuk po punojnë me kapacitet po iu dëmtohen interesat qytetarëve. Etj. etj. etj.
Do rrimë të merremi me kalamaj që u zunë për lodrën (mikrofonin).