Ministri i Brëndshëm, që në fakt duhet të jetë anëtari i kabinetit më pak i përfshirë në retorikën politike edhe pse mban post politik, ka nisur fushatën zgjedhore me një zell që konkuron edhe Elisa Spiropalin!
E në kuadër të klimës parazgjedhore, ka reaguar në lidhje me dy protesta të thirrura nga Arlind Qori e Adriatik Lapaj mbi çështjen e policit rrugor që tentoi vetëvrasjen për shkak të presionit nga eprorët.
Në reagimin e tij, pretendon se ngjarjet kriminale (si ajo e Pogradecit dhe e 14 vjeçarit) edhe pse të zbardhura nga organet ligjzbatuese, përdoren nga grupime, që sipas tij janë partiza, që duan të faktorizohen.
Në fakt, faktorizim më të madh për një parti të re se sa ta përmendë ministri i brëndshëm, nuk ka.
Dikush mund ta quajë gafë, e nëse është e tillë thjeshtë i ka folur pavetëdija. Teorikisht ekziston edhe mundësia se po i promovon qëllimisht!
Prandaj, alternativat e reja që dalin në prag zgjedhjesh duhen parë me dyshim dhe të peshohet vota mirë kur të jemi para kutisë së votimit.