Ja si KQZ po kreh listat e votuesve nga jashtë!

Sipas të dhënave të KQZ, kjo është rënditja e qarqeve me më shumë kërkesa të votuesve nga jashtë:

1. Tiranë

2. Fier

3. Korçë

4. Durrës

5. Berat

6. Vlorë

7. Elbasan

8. Lezhë

9. Shkodër

10. Dibër

11. Gjirokastër

12. Kukës

Dukshëm më shumë nga bastione të majta dhe kjo nuk është rastësi. Dikush mund të thotë se PS është më e organizuar por duke patur parasysh numrin e kërkesave prej 41.288 në total nga ku vetëm 16.524 janë miratuar, 9.617 refuzuar e të tjerat në pritje, kupton se si po krihet lista e votuesve nga jashtë.

Nuk mundet që qarku Kukës, më i prekuri nga fenomeni i emigracionit, të jetë qarku me më pak votues nga jashtë. Apo Dibra e Shkodra, dy qarqet në veri me numrin më të madh të banorëve, të ketë kaq pak kërkesa për të votuar.

Pra, sipas KQZ, qarqet ku PD ka bastionet e saj, të ekspozuara nga emigrimi gjatë këtyre 12 vite qeverisje socialiste, mos të ketë interesim për të votuar.

Procesi i përpunimit të kërkesave për votuesit nga jashtë duhet të jetë transparent. Kjo procedurë nuk mund të zhvillohet me dyer të mbyllura brënda godinës së KQZ sepse nuk është një çështje që i përket vetëm Celibashit por të gjithë shqiptarëve, sidomos atyre që janë kundër kësaj qeverie ku vetë kreu i KQZ ka qenë ministër.

Shpërndaje